Connect with us

KOSOVË

Presidentja Osmani uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve

Published

on

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve ortodoksë,

“Sot besimtarët ortodoksë kremtojnë Pashkët. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje!”.

Në mesazhin e saj, presidentja deklaron se  Pashkët janë festë e ringjalljes, ringritjes dhe shpresës dhe mundësi për ta ndarë gëzimin e shpresën me të gjithë.

“Festat si kjo janë manifestim i vlerave të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit, të cilat ngjallin shpresë për të ardhmen!”, deklaron presidentja në urimin për këtë festë.

“Le të dëshmohet në këtë festë shpirti ynë solidar dhe ta vazhdojmë traditën e çmuar të kremtimit të festave në frymën e mirëkuptimit, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë!” “Për shumë mote, gëzuar Pashkët ortodoksë!”