Connect with us

EKONOMI

Prishtina mbledh arkitektët e inxhinierët më të mirë të rajonit

Published

on

Të hënën në Prishtinë do të mbahet Konferenca e parë e Ndërtimit në Kosovë, e organizuar nga Media Ndërtimi.

Në këtë konferencë, që do të mbahet më 2 dhe 3 prill nga ora 9:00, në Emerald Hotel do të mblidhen arkitektët dhe inxhinierët më me nam në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni për të qenë pjesë e Konferencës së Ndërtimit “CONRECON – Prishtina 2018”.

Aty do të ketë panele disktimi dhe prezantime. Dita e parë e konferencës do të ketë panele diskutimi në temat “Identiteti Arkitekturor i Kosovës” dhe “Ballafaqimi i Ballkanit me Urbanizëm”.

Konferenca do të vazhdojë edhe më 3 prill, ditën kur do të flitet për “Degradimin e Tokave Bujqësore nga Ndërtimi” dhe “Ndërtimi si ndotës”.

Më poshtë gjeni emrat e profesionistëve që do të jenë pjesë e konferencës në pjesën e prezantimeve dhe paneleve, teksa edhe publiku do të ketë mundësinë e diskutimit brenda konferencës.

Pjesëmarrës në konferencë do të jenë: arkitekti Përparim Rama, inxhinieri Bardhyl Halitjaha, kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Shqipërisë, Armand Vokshi, kryetari i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Astrit Nixha, urbanisti Dukagjin Hasimja, urbanisti shqiptar Flamur Kuqi, arkitekti Bekim Ramku, arkitekti Rron Beqiri, arkitekti Shpetim Maraj, arkitekti dhe dekani i Fakultetit të Arkitekturës “Polis”, Ledian Bregasi, ambientalisti Labi Salihu, dekani i Fakultetit të Bujqësisë në Tiranë, Fatbardh Sallahu, Afrim Sharku, Organizata “Let’s Do It Kosova”, Organizata “Toka” dhe të tjerë.

Continue Reading