Connect with us

LAJME

Prishtina me numrin më të madh të vizitorëve në këtë tremujor

Published

on

Agjencia e Statistikave e Kosovës ka publikuar statistikat e Hotelerisë në Kosovë për muajin mars 2023. Nga këto statistika del se numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte mbi 52 mijë. Nga statistikat merret vesh se rajoni i Prishtinës e ka numrin më të madh të vizitorëve me mbi 18 mijë.

Agjencia e Statistikave e Kosovës ka publikuar statistikat e Hotelerisë në Kosovë për periudhën mars 2023.

Sipas rezultateve të anketës së realizuar, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte mbi 52 për qind  prej tyre mbi 30 për qind ishin vendorë dhe 69 për qind ishin të huaj. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 111 mijë e 405, prej tyre mbi 33 për qind nga vendorët dhe mbi 66 për qind nga të huajt.

Nga statistikat del se rajoni i Prishtinës e ka numrin më të madh të vizitorëve me mbi 18 mijë vizitorë, derisa numrin më të madh të net-qëndrimeve e ka rajoni i Pejës me mbi 65 mijë vizitorë.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë, Prizren, kryesisht nga Shqipëria, Gjermania dhe Zvicra.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit në Kosovë, Hysen Sogojeva, tha se bazuar në këto statistika, nëse e krahasojmë me marsin e vitit 2022, shihet që ka një rritje. 

“Kjo statistikë na jep një pasqyrë që kemi rritje në krahasim me vitin 2022 përkundër që Kosova ende nuk është në atë stadin e zhvillimit qysh duhet me qenë për me qenë si destinacion i zhvilluar turistik”, deklaroi ai.

Pjesë e anketës ishin 146 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës./rtk