Një person është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij, në Prizren.

Vëllai i personit të vdekur ka njoftuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor, i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti ka ndodhur dje në orën 15:45, thuhet në raportin e rregullt 24- orësh të Policisë së Kosovës.