Connect with us

LAJME

Prokuroria pajtohet me dënimin 8 muajsh ndaj dhunuesit të 15 vjeçares

Published

on

Aktgjykimi me dënimin prej 8 muaj e 8 ditë për dhunuesin e 15 vjeçare, tashmë ka marrë formën e prerë pasi asnjëra nga palët nuk ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit. Prokurore e këtij rasti ishte prokurorja e departamentit për të mitur, Lirije Morina, tregon Kallxo.com.

Sipas aktgjykimit figuron se në fjalën përfundimtare prokurorja Morina nuk ka propozuar që të merret parasysh asnjë rrethanë rënduese, përderisa ka kërkuar nga Gjykata që të ketë parasysh një mori rrethanash lehtësuese.

“Pas përfundimit të këtij shqyrtimi gjyqësor, mbetëm në tërësi pranë akuzës dhe kualifikimit juridik dhe propozoj që i njëjti të shpallet fajtorë dhe të dënohet sipas ligjit. I propozoj gjykatës që me rastin e marrjes së vendimit t`i merren parasysh rrethanat lehtësuese që shkojnë në favor të të akuzuarit si, pranimi i fajësisë, koha e kryerjes së veprës penale pasi kanë kaluar gati 10 vite, rrethana se i akuzuari ka qenë madhor i ri, deklarimi i të dëmtuarës se me rastin e marrëdhënieve seksuale nuk ka pasur lëndime”, përshkruhet në aktgjykim.

Plotfuqishmërinë e këtij vendimi si rezultat i mungesës së ankesës e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti./Teleskopi.info

 

Continue Reading