Connect with us

LAJME

Protesta e studentëve për bursa, MAShT: Prioritet është tregu i punës

Published

on

Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve dhe atij të Filozofikut, që udhëhiqen nga Organizata studentore “Reforma”, kanë protestuar sot kundër vendimit të MAShT-it për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës.

Studentët e këtyre fushave po ankohen se janë lënë jashtë programit për bursa dhe kanë paralajmëruar se do t’i bojkotojnë ligjëratat nëse nuk rishikohet programi në fjalë.

Ndërsa Burim Gashi nga MAShT në një deklarim për media ka bërë të ditur se prioritet i ministrit të Arsimit ka qenë tregu i punës.

“Për vitin akademik 2019/20 ministri ka marrë vendim për t’i përkrahur studentët elitarë duke i eliminuar tre programe si ai i Arteve, Edukimit dhe të Edukatës Fizike. Arsyeja pse është marrë ky vendim është për shkak të mungesës së tregut të punës”.

“Ministri e ka ulur kriterin e notës mesatare vetëm tek Tekniku për shkak se është njësia akademike që është më e vështire dhe zakonisht bursat i kanë marrë studentët e Bujqësisë dhe Veterinarisë; ndërsa Tekniku po mbetet përfituesi më i vogël i bursave”.

“E kemi parë të arsyeshme që të mos përkrahen Artet sepse pjesa dërrmuese nuk ka nevojë për treg të punës dhe kjo ka qenë arsyeja e largimit të këtyre tre fushave. Kjo nuk do të thotë që në vitet e ardhshme ne nuk do t’i përkrahim këto tre fusha”.

Continue Reading