Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, me mbështetjen e medieve dhe organizatave të shoqërisë civile, protestojnë në shenjë revolte për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Motoja e kësaj proteste është “Demokracia vdes në errësirë”.
Të pranishëm në protestë janë gazetarë të Klanit dhe mediave të ndryshme, por edhe pjestarë të shoqërisë civile dhe deputetë të opozitës./rtk