Një numër i konsiderueshëm i specialistëve të stomatologjisë janë duke zhvilluar protesta para Ministrisë së Shëndetësisë.
Motivi i kësaj proteste ka të bëj me mungesën e krijimit të vendeve të reja të punës, njofton Klan Kosova.
Gjatë vitit të kaluar Ministria e Shëndetësisë iu ka premtuar stomatologëve se do të krijohen vende të reja pune.
Mirëpo sipas protestuesve, deri më tani nuk është hapur asnjë konkurs.
Zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë tani janë duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit e protestuesve, në mënyrë që të adresohen pakënaqësitë e këtyre të fundit.