Connect with us

KOMUNA

Punëtorët teknikë në grevë – Shpend Ahmeti i fton në takim

Published

on

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, pas takimit me përfaqësuesit sindikalë të punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë, ka marrë vendim që sot të hyjnë në grevë.

Kjo për shkak të mospagesës së rritjes prej 4% të pagës në e vitit të kaluar dhe mosdialogimit për kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin e komunës së Prishtinës.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit sindikalë të punëtorëve teknikë të disa shkollave. Në rast të mos përgjigjes nga komuna e Prishtinës, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës paralajmëron se më 5 mars do të hyjnë në grevë deri në realizimin e kërkesave.

Pas njoftimit për hyrje në grevë, kryetari i Komunës Shpend Ahmeti ka kërkuar takim me udhëheqësin e Sindikatës, i cili do të mbahet sot, por pavarësisht këtij takimi greva do të mbahet, njofton Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës.

Continue Reading