Connect with us

LAJME

Puntorët e sektorit privat sot protestojnë në Prishtinë

Published

on

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se proteston sot për gjendjen e rëndë të punëtorëve të këtij sektori.

Protesta do të mbahet në orën 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Kujtojmë se sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, ku në të gjithë botën punëtorët protestojnë për të drejtat e tyre në punë./Teleskopi/