Qeveria ka mbajtur sot një mbledhje, në të cilën ka miratuar, nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunimin në lehtësimin e Procedurave në Pikat e Inspektimit Kufitar për produktet me origjinë jo Shtazore.
Kjo marrëveshje synon të promovojë tregtinë, heqjen e barrierave dhe lehtësimin e procedurave të kontrollit duke pasur parasysh marrëdhëniet e zhvilluara deri tash dhe duke synuar forcimin dhe shtrirjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e bujqësisë.
“Nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Bashkëpunim Arsimor dhe Shkencor me përfitim reciprok”, thuhet në njoftimin e Zyrës për informim të Kryeministrit.