Qeveria në detyrë ka ndarë 500 mijë euro për të prekurit nga tërmeti. Kjo ka ndodhur në një mbledhje të jashtëzakonshme të ekzekutivit. 

Propozimi ka ardhur nga Bedri Hamza, ministër  në detyrë i Financave.
“I propozojmë Qeverisë së Kosovës që të ndajë një shumë fillestare prej 500 mijë eurosh për Shqipërinë, me rastin e tërmetit të ndodhur. për ta realizuar këtë mjetet merren nga mjetet e paparashikuara”, ka thënë ai në mbledhjen e jashtëzakonshme të Qeverisë.
RTK ka publikuar gjatë ditës lajmin për ndarjen që do të bëjë Qeveria.