Connect with us

KOSOVË

Qeveritë Kosovë-Maqedoni, së shpejti më mbledhje të përbashkët!

Published

on

Mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë pritet të mbahet së shpejti. Për këtë qëllim dje në Kaçanik janë takuar zv.kryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj, me zv.kryeministrin e Maqedonisë Bujar Osmani.

Hoxhaj në mbledhjen e Qeverisë njoftoi për koordinimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

“Në vazhdën e traditës së mire po punojmë intenzivisht që ta kemi një mbledhje sa më shpejtë. Koha dhe vendi i takon ta caktojnë Haradinaj dhe Zaev. Janë diku 30 tema që do të duhej t’i trajtojmë. Ka dhe marrëveshje të karakterit bilateral të fushave te ndryshme. Ne kemi shkuar me një regjistër të temave ne mënyre konkrete meqë duam që ne mbledhjen e parë të këtë sa me shume përmbajtje”, tha Hoxha.

Hoxhaj tha se kanë një kalendar të saktë dhe në fund të muajit mars do të mbyllet koha për propozime.

Kryeministri Haradinaj e ka vlerësuar Maqedoninë si një partner serioz për Kosovën, duke përmendur marrëdhënien e fuqishme me shtetin fqinj.

“Përgatitja e mbledhjes ka implikime protokollare dhe kohore. Duhet t’i dimë saktë temat. Ju lutem t’i bëni gati, merreni me seriozitet takimin e dy qeverive t’i japim kuptim kohës dhe energjisë. Do të ishte mirë të jetë takim domethënës”, tha Haradinaj.

Qeveria në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 31 mijë eurove për komunën e Prishtinës, me qëllim të përmirësimin e ajrit./KosovaPress/

Continue Reading