Rajoni po përgaditet për reshjet e dendura të borës!

Ciklone të fuqishme ashtu siç kemi paralajmëruar kaherë tanimë janë krijuar në Mesdhe duke sjellur reshje të fuqishme atmosferike në drejtim të Gadishullit Ballkanik. Stuhi të fuqishme bore do të godasin nga sonte Bosnjë dhe Hercegovinën, Kroacinë, veriun e Malit të Zi, pjesërisht Serbinë dhe Slloveninë. Në këto rajone priten edhe furtuna të mëdha dimërore me reshje të fuqishme dhe të vazhdueshme bore edhe gjatë ditëve të ardhshme. Pritet që thellësia e borës vende-vende të arrijë deri në 1 metër lartësi kurse lokalisht pritet që të krijohen edhe orteqe bore.

Reshje të dendura bore dë të fillojnë edhe në viset malore të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Nëpër ultësira do të kemi reshje shiu sepse ende gjendemi në sektorin e nxehtë të masave ajrore ciklonike. Në disa periudha reshjet e shiut do të përzihen edhe me reshje bore, por me kalimin e ditëve nga e Entja ose e Premta reshje të dendura bore do të përfshijnë edhe Kosovën dhe pjesë të Maqedonisë, kurse reshjet do të vazhdojnë ende në Bosnjë dhe Hercegovinë,Kroaci, pjesë të Serbisë dhe veriun e Malit të Zi.

Gradualisht pra, po hymë në një periudhë kohore mjaft jo stabile me reshje të shpeshta shiu, kurse me uljen e temperaturave edhe me reshje të dendura bore.

Njoftime dhe informacione tjera në postimet tona të ardhshme në meteoballkan.com./Meteoballkan