Connect with us

LAJME

Rama: “do ta ftoj Kurtin në zyrë”

Published

on

“Luftën e kam me kaosin urban”, kështu ka deklaruar një ditë pas zgjedhjes si kryetar i Prishtinës, Përparim Rama.

“Unë e kam cekur që nga fillimi dhe e kam parë këtë garë përtej partive politike, për bashkim të njerëzve të mirë, të njerëzve profesionistë. Luftën e kemi kundër kaosit urban jo kundër njeri-tjetrit. Kemi jetëshkrime të ndryshme dhe duhet që pasi një pushimi disa ditor t’i përvishemi punës”, deklaroi ai.

Rama nëvizoi se beson se do të ketë bashkëpunim me qeverinë dhe madje do ta ftojë edhe Kurtin në zyrë për të folur për planet e kryeqytetit.

“Patjetër do të kemi bashkëpunimin të plotë me z Vitia. Ai më ka thirrur dhe më ka uruar fitoren dhe çmoj shumë atë. Ka thënë që do të jetë bashkëpunues me atë që duan qytetarët të Prishtinës. Do të kemi një punë fantastike bashkë me qeverinë. Do ta ftoj zotin Kurti që të jetë mysafir në komunë dhe të bashkëbisedojmë për planet e mëdha që kemi”, deklaroi Rama.

Gjatë intervistës, kryetari i zgjedhur u shpreh se e priste fitoren dhe se kishte hyrë në garë për të fituar.

Ai u shpreh se puna e parë që do të bëjë është që të mbledhë stafin e komunës dhe bisedojë për misionin e tyre për të transformuar rrënjësisht kryeqytetin, Prishtinën.

Teksa e cilësoi veten dhe punonjësit e komunës si shërbëtorë të kryeqytetit ai tha se puna e parë e rëndësishme është lirimi i trotuareve që duhet të ndodhë menjëherë.