Connect with us

LAJME

Rama: Drejtoria e Policisë për kryeqytetin po formohet

Published

on

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Drejtoria e Policisë për kryeqytetin po formohet.

Rama këtë e tha pas takimit me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

“Më në fund, qytetarët e Kryeqytetit do të kenë Drejtorinë e Policisë së Kryeqytetit”, shkroi Rama.

“Unë u zotova se do të ndërtojmë marrëdhënie të ngushta e të shëndosha bashkëpunimi me këtë Drejtori. Rendi dhe siguria e të gjithë qytetarëve është prioritet”, tha ai./Teleskopi/

Continue Reading