Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka vizituar Dhomën e Monitorimit të Ndotjes Akustike në Inspektoratin e Kryqytetit.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se nga e hëna të gjitha lokalet e gastronomisë në Kryqeytet, të cilat nuk respketojnë decibelët e lejuar do të gjobiten.
“Nga e hëna fillojmë edhe zyrtarisht punën dhe duke u bazuar në rregulloren e miratuar në Kuvend, të gjitha lokalet e gastronomisë në Kryeqytet, të cilat nuk respektojnë decibelët e lejuar do të gjobiten.”, shkroi Rama.