Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se nxënësit e fshatit Vranidoll, gjysmë-vjetorin e parë të vitit të ri shkollor do e nisin në objektin e ri shkollor e ndërtuar siç tha ai, me ritme të shpejta.
Këtë e ka bërë të ditur vet kryetari i komunës së Prishtinë Përparim Rama përmes një postimi në Facebook teksa shtoi se kjo ndërtesë ka kushte më të mira infrastrukturore.
“Një ndërtesë e re me kushte shumë më të mira infrastrukturore do të jetë shtëpia e dytë për shumë nxënës të zonës, e cila do t’i pres me shumë ngrohtësi.”,ka shkruar Rama.