Kreyministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Shqipëria është partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale.
Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook është shprehur se ka nisur stërvitja e përbashkët “Defender Europe 2023′ shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të SHBA-së me ushtritë aleate dhe partner të NATO-s.
Sipas tij, Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol bosht në këtë stërvitje të rëndësishme.