Connect with us

LAJME

Rasti `Medicus`, lirohet nga akuzat urologu Lutfi Dervishi e djali i tij

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin lirues për urologun e njohur kosovar, Lutfi Dervishin dhe djalin e tij, Arban Dervshin.

Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në avokati Besnik Berisha. Ai tha  se ky është lajm i mirë për profesor Dervishin dhe lajm i jashtëzakonshëm për Republikën e Kosovës.

Sipas tij, me këtë u konfirmua se Kosova nuk ishte vatër e trafikimit me organe dhe raportimet e personave të lidhur me Serbinë dhe të sponsorizuar nga Serbia, që i dhanë jehonë deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, u konfirmuan se ishin gënjeshtra dhe spekulime.

Ai tha se të njëjta gënjeshtra edhe më tutje po përdoren edhe kundër krerëve të UÇK-së në Hagë.

Kjo çështje njihej si rasti “Medicus”.

Continue Reading