Connect with us

KOSOVË

Reagon KGJK-ja: Deklaratat e Haradinajt nderhyrje ne pavarësinë e sistemit gjyqësor!

Published

on

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka reaguar të enjten ndaj deklaratave të zyrtarëve shtetërorë lidhur me rastet gjyqësore që janë në procedurë e sipër nëpër gjykata, shkruan sot Koha Ditore.

Ky reagim ka ardhur një ditë pasi kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës ka shfajësuar Azem Sylën, i cili është i akuzuar për krim të organizuar në rastin “Toka”. Sipas tij, më shumë faj ka gjyqësori se Syla në këtë rast penal.

Madje, Haradinaj ka thënë se ka pasur edhe persekutime, duke përmendur rastin e Fatmir Limajt.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës është i shqetësuar me deklaratat e zyrtarëve shtetërorë sa u përket rasteve që janë në procedurë në gjykata të Kosovës. KGJK-ja nuk mund të komentojë rreth rasteve në zhvillim dhe konsideron se deklaratat e tilla cenojnë seriozisht pavarësinë e sistemit gjyqësor”, thuhet në reagim.

Sipas KGJK-së, gjykatat në Kosovë i shqyrtojnë rastet në mënyrë të drejtë, të paanshme dhe në përputhje me ligjin në fuqi, dhe “assesi nuk do të ndikohen nga deklaratat e tilla”.

 

 

Continue Reading