Liverpool ka arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin e majtë Andy Robertson.
Lojtari i përfaqësueses skoceze ka vendosur të nënshkruajë kontratë të re me “Redsat” deri në verën e vitit 2024.
Me këtë veprim, menaxheri Jurgen Klopp vazhdoi praktikën e mbajtjes së lojtarëve kryesorë me kontrata afatgjata. Joe Gomez dhe Sadio Mane kohët e fundit ranë dakord për një kontratë të re me Liverpoolin, ndërsa Roberto Firmino dhe Mohamed Salah nënshkruar vazhdimin e kontratës verën e kaluar.
“Kur klubi më ofroi vazhdimin e bashkëpunimit, për mua nuk pati asnjë hamendje. Dua të qëndroj këtu, kështu që e nënshkrova atë. Ishte një marrëveshje shumë e lehtë për mua, jam i sigurt edhe për klubin. Shumë shpejtë u pajtuam, prandaj përfundoi gjithçka kaq shpejt. Shpresoj se para nesh ka shumë ditë të mira”, tha Robertson, për faqen e internetit të klubit.
Skocezi arriti në Liverpool në vitin 2017 nga Hull City. Më parë luajti për klubet skoceze Queen’s Park dhe Dundee United. Për “Redsat”, mbrojtësi 24-vjeçari ka luajtur 56 ndeshje dhe ka shënuar një gol, kurse për skuadrën e Skocisë ka luajtur 28 herë me dy gola të shënuara.