Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pasi protestuesit serb në Zveçan kanë sulmuar trupat e KFOR-it.
Përmes një postimi në Twitter, Rohde u ka uruar të lënduarve shërim të shpejtë. “Çdo veprim i dhunshëm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve është absolutisht i papranueshëm dhe duhet të ndalet tani – nevoja e menjëhershme për të depërshkallëzuar. Faleminderit të gjitha forcave të KFOR-it në terren. Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, shkroi Rhode.