Connect with us

LAJME

Rrahje në Podujevë, plagoset me armë një person

Published

on

Në Podujevë është raportuar për një rrahje në mes të disa personave, ka njoftuar policia.

Sipas tyre, një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe më pas është dërguar për tretman mjekësor, së bashku me tre persona të tjerë.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri.

Të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa me vendim të prokurorit, një i dyshuar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Continue Reading