Connect with us

BOTË

Rritet numri i viktimave nga zjarret në Havaje

Published

on

Ka mbërritur në 101 numri i viktimave në Havaje si pasojë e zjarreve që goditën disa nga ishujt. Presidenti Biden do ta vizitojë ishullin sapo kjo të jetë e mundur. Ndërkaq, shefi i policisë tha se shumë nga trupat e pajetë janë aq shumë të djegur, saqë janë të paidentifikueshëm.

Numri i të vdekurve si pasojë e zjarreve në ishullin Maui në Havaje ka kaluar në mbi 100. Josh Green, Guvernatori i Havajeve, përmes një deklarate, të martën në mbrëmje ka njoftuar për të dhënat e fundit sa i përket viktimave. Guvernatori gjithashtu ka njoftuar se është në kontakt të rregullt e të vazhdueshëm me presidentin amerikan Joe Biden dhe ka thënë se Komandanti Suprem do të viziton Havajet për t’i parë shkatërrimet në momentin kur kjo të bëhet e mundur.

Edhe vetë presidenti Biden e ka konfirmuar se do të udhëton në Havaje sapo të jetë e mundur. Presidenti Biden ka njoftuar edhe për ndihmat që Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave, e njohur si FEMA, i ka dërguar në Havaje deri në atë moment. Deri tani, kjo agjenci ka dërguar 50 mijë racione, 75 mijë litra ujë, 500 shtretër, 10 mijë batanije dhe ndihma tjera për strehimin e të mbijetuarve që janë zhvendosur.

Guvernatori i Havajeve gjithashtu ka bërë të ditur se një e katërta e zonës së shkatërruar në ishull është kontrolluar nga qentë nuhatës për trupa të pajetë. E zyrtarët kanë thënë se kanë marrë mostrat e ADN-s nga 41 persona, të afërmit e të cilëve konsiderohen të zhdukur megjithatë deri tani vetëm 5 viktima janë identifikuar. Ndërsa shefi i policisë në ishull ka thënë se shumë nga trupat e pajetë janë aq shumë të djegur saqë janë të paidentifikueshëm./rtk

Continue Reading