Sinidkata e Arsimit njofton se përkundër disa ‘kërcënimeve’ të disa drejtorëve të Drejtorive të Arsimit mësimi nuk do të mbahet as të shtunave e as kur është ditë feste.

“SBASHK gëzon respekt edhe në Kosovë ,dhe jo vetëm nga shumica absolute  e punëtorëve të arsimit, por edhe nga sindikalistë të sektorëve të tjerë dhe nga popullata.  Kjo i ka bërë nervoz disa individë, që përfaqësojnë ndonjë institucion qendror apo lokal dhe ata për të krijuar një atmosferë frike te anëtarët  e SBASHK-ut kanë nisur të përmendin edhe mundësinë e ngritjes së dofarë kallëzimesh penale ndaj kryetarit  të kësaj sindikate, pos as ky shantazh se ndal dot SBASHK-un ne mbrojte të anëtarësisë”, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

Këshilli Drejtues i SBASHK-ut  dhe kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve  duke bartur zërin e mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë të arsimit e kanë thënë qartë se  nëse Parlamenti  voton për të bërë barazimin e koeficienteve te mësuesve të nivelit 1-5, te pedagogëve , psikologëve e sekretarëve të shkollave me kolegët e tyre të nivelit 6-9, atëherë  në shenjë të solidarizimit me ta do të zgjatet  ky vit shkollor për një javë e nëse kjo nuk ndodh atëherë nuk do të ketë kompensim të as edhe një ore të humbur  në grevë.

“Greva është e ligjshme dhe ka pasur përkrahjen edhe të gjithë sindikatave të Ballkanit e Evropës dhe ligji nuk obligon grevistët të kompensojnë orët e humbura në grevë. Mësimdhënësit e kanë thënë fjalën e tyre për këtë dhe tentimi që të dërgohen në orë  me shantazhe, shpifje dhe  deklarata  plot gënjeshtra  është  presion dhe shkelje e të drejtës së tyre elementare. Kontrata Kolektive e Arsimit e saktëson se punëtorët e arsimit kanë  javë 5 ditëshe të punës dhe 20 orë mësimore në javë.Çdo ngarkesë mbi këtë mund të bëhet me pajtimin  mes dy palëve.  Të  kërkohet të punohet të shtunave,  pa pajtimin e punëtorëve të arsimit është shkelje e Kontratës Kolektive, e Kontratës individuale të punës dhe e Ligjit. Të mos respektohen festat dhe të kërkohet të punohet kur janë ato është shkelje edhe më e rëndë.  Drejtorë kujdes  se këto janë shkelje shumë  të rënda”, thuhet në komunikatë.