“SBASHK ka përcjellë me kujdes situatën në tërë Kosovën gjatë grevës dhe fton institucionet qendrore e lokale që të shtojnë angazhimet për të përmbushur kërkesën legjitime të SBASHK-ut. Po ashtu, i kujtojmë ata që të heqin dorë nga idetë për të bërë  presione ndaj grevistëve sepse do të përballen me ligjin e drejtësinë ngase greva jonë është legjitime dhe këtë të drejtë e mbron edhe ligji mbi grevat dhe konventat ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.

Sipas SBASHK-ut, punëtorët e arsimit nuk ka mundur t’i frikësojë e t’i largojë nga misioni i tyre i shenjtë as pushtuesi serb me gjithë atë dhunë  në vitet e 90-ta.

“Punëtorët e arsimit nuk mund t’i largojë as sot e gjithë ditën askush nga e drejta e tyre e garantuar me ligj për të shprehur kundërshtimin e tyre përmes grevës legale  ndaj ligjit diskriminues e degradues të pagave. Ne nuk po kërkojmë as me shumë e as më pak se të tjetër dhe prandaj do të qëndrojmë të palëkun dur në angazhimet dhe përpjekjet  tona për të realizuar kërkesën e drejtë për ngritje se paku për 30 % të koeficienteve për të punësuarit në tërë sistemin arsimor”, thuhet në komunikatë.

SBASHK njofton se kryetari i kësaj sindikate Rrahman Jasharaj bashkë me disa nga anëtarët e Këshillit Qendror  Grevist nesër do të qëndrojnë në Mitrovicë, Vushtrri dhe Obiliq, për të bashkëbiseduar me grevistët.