Connect with us

LAJME

Sekuestrohen rreth 600 litra tretës

Published

on

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar rreth 600 litra tretës në Ferizaj.

“Zyrtarët Doganor kanë ushtruar kontrolle pa paralajmërim në dy lokacione në regjionin e Ferizajt dhe me këtë rast është hasur në 568 litra Tretës / Nitro”, thuhet në njoftim.

Dogana njoftoi se e tërë sasia e tretësit është konfiskuar, ndërsa ndaj personave përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtëse.