Connect with us

LAJME

Sfarqa: LDK do të del e para, s’do të ketë nevojë as për koalicion

Published

on

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Muharrem Sfarqa, ka thënë se në këto zgjedhje janë të bindur se do të dalin fitues me një numër të madh deputetësh në Kuvendin e Kosovës.

“Është nder i jashtëzakonshëm dhe përgjegjësi për të qenë në listën fituese të LDK-së. Në bazë të përgatitjeve që kemi bërë edhe si degë në Ferizaj edhe si parti pritjet janë që LDK t’i fitojë këto zgjedhje. Gjithashtu besoj që unë do të jem njëri nga fituesit e kësaj liste për në Kuvend”.

“Ka qenë një nder i jashtëzakonshme pjesëmarrja e kryetari Isa Mustafa në Ferizaj pas dy viteve, por edhe për ne si degë gati pas dy vitesh. Më vjen mirë që është pritur në ovacione për meritat që i ka pasë si kryetar dhe për krijimin e një uniteti në këto zgjedhje brenda partisë”.

“Në këtë garë ne kemi shtatë kandidatë nga Ferizaj dhe qëllimi ynë ka qenë që ne ta mobilizojmë partinë për rritjen e votës së LDK-së në Ferizaj dhe që përmes rritjes së saj që të ndihmojmë në rritjen akumulative të votave në nivel vendi”.

“Kemi hyrë kështu në këtë garë edhe pse ndonjëri nga kandidatët mund të rrezikohet për shkak të konkurrencës, por besoj se do të bëhet një garë fer”.

“Kandiadtët në listën e Ferizajt janë të njohur për anëtarët dhe simpatizantët e partisë. Por gjithashtu ata do të marrin vota edhe nga komunat përreth për shkak të lidhjes farefisnore”.

Sfarqa tregoi edhe një numër të deputetëve nga LDK që mendon se do ta fitojnë një ulëse në Kuvend.

“Ky trend po shkon duke u rritur dhe shumë pak do të mbetet që LDK do të fitojë e vetme në zgjedhje sikurse ka ndodhur në Shqipëri. Dikujt mund t’i duket paradoks, por ne presim një rritje në vijim”.

“LDK do të sillet në rreth 48 vende që do të zë në Kuvend”.

Sfarqa në Magazina Zgjedhore tregoi edhe për arsyen që sipas tij ai i ka humbur zgjedhjet lokale në Ferizaj.

Ai tha se një PAN që u krijua në miniaturë në Ferizaj dhe ndikimi i atij qendror bëri që ai të humbasë.

Ndërkaq, Sfarqa foli edhe për koalicionet paszgjedhore në rast se është nevoja.

“Në rast nevoje ne do të ulemi për të mirën e Ksoovës që t’i analizojmë partnerët sepse kemi pasë përvoja negative gjatë bashkëqeverisjes në të kaluarën. Nuk na mbeten alternativa të shumta, por të gjitha do të jenë në opsion përveç PDK-së”.

“Sa i përket Vetëvendosjes nuk kemi asnjë arsye që të mos ulemi për të biseduar. Nëse do të ketë kushtëzime, ato e pengojnë gjithmonë zgjidhjen e problemeve”.

“Jam i bindur dhe i sigurt që LDK do të del e para në zgjedhje dhe kryeministre të jetë Vjosa Osmani”.

Continue Reading