Një helikopter i ushtrisë shqiptare ka ndërhyrë të hënën në Malin e Jezercës dhe ka shpëtuar tre turistë çekë që kishin mbetur të bllokuar.
Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale ministri i mbrojtjes Niko Peleshi. “Helikopteri Cougar, me personel të kërkim shpëtimit kanë shkuar në ndihmë të 3 turistëve çekë që kanë mbetur të bllokuar në malin e Jezercës. 3 turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa po ndihmohen nga efektivët e misionit SAR” shkruan zoti Peleshi. Ai sjell me këtë rast dhe disa foto nga aksioni./rtsh