Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetase e Maqedonisë ka raportuar në polici se me datë 06.08.2023 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kishte harruar një çantë me disa gjësende.
Sipas raportit të policisë, lidhur me rastin është identifikuar një e dyshuar grua, e cila pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“ANP-së, Adem Jashari 06.08.2023-06:43. Me 16.08.2023 ankuesi mashkull Maqedonas, ka raportuar se kishte harruar një çantë me disa gjësende. Lidhur me rastin e lartcekur është identifikuar e dyshuar femër kosovare e cila është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.