Connect with us

LAJME

Sindikata e Policisë së Kosovës pranohet në Këshillin Evropian të Sindikatave – pro votojnë edhe Spanja, Greqia dhe Qipro

Published

on

Sindikata e Policisë së Kosovës është anëtarja më e re e Këshillit Evropian të Sindikatave Policore (CESP).

Pranimi I sindikatës së policisë është bërë gjatë kongresit të mbajtur në Romë të Italisë.

“Të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të Evropës si dhe shtetet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si Spanja, Greqia dhe Qipro votuan unanimisht për pranimin e Sindikatës së Policisë së Kosovës si anëtare me të drejta të barabarta në CESP”, thuhet në njoftimin e sindikatës kosovare të policisë.

“Pranimi i Sindikatës së Policisë së Kosovës në familjen e sindikatave Evropiane është arritje e madhe për Policinë e Kosovës për garantimin e të drejtave social-ekonomike dhe ligjore”.

Kryesia e Sindikatës së Policisë së Kosovës, e drejtuar nga kryetari Imer Zeqiri ka qëndruar në Romë që është mbajtur më 16 maj./kk

Continue Reading