Connect with us

LAJME

Situata pas tërmetit, ministrja Shahini informon se kur fillon mësimi

Published

on

Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, deklaroi në Facebook se do të jetë ajo që do të njoftojë datën zyrtare të rifillimit të procesit mësimor në shkolla, pas situatës së krijuar nga tërmeti i së martës.

Reagimi i ministres Shahini erdhi pas publikimit të disa lajmeve në rrjetet sociale se mësimi në shkollat e Tiranës dhe Durrësit do të fillojë më 9 dhjetor.

Shahini bën me dije se rifillimi i mësimit do të bëhet i mundur vetëm pasi të mbyllet analiza e vlerësimeve në infrastrukturën mësimore dhe këtë gjë ajo do ta bëjë me dije më pas në faqen e saj zyrtare./ A2 CNN

 

Continue Reading