Sot do të mbahet ceremonia e ndarje së shpërblimeve për garën “Shkolla ideale” që do të organizohet në Muzeun Kombëtar, Prishtinë.

Gjatë kësaj ceremonie do të shpallen tri shkollat fituese të garës si dhe do të mbahen punëtori për nxënësit dhe mësimdhësit e pranishëm.

Ngjarja organizohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në emër të Qeverisë Gjermane, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si pjesë e festimeve në kuadër të 20 vjetorit të bashkëpunimit gjerman në Kosovë.