Connect with us

LAJME

Sot në Kuvend pritet të votohet për buxhetin e vitit 2019

Published

on

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të mbahet seanca ku do të hidhet në votim projektligji për buxhetin e vitit 2019.

Me votat pro votimit të buxhetit për këtë vit deputetët e Partisë Socialdemokrate e kanë kushtëzuar shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.

Ndër kërkesat e parashtruara të PSD-së ishte Ligji për Pagat, Ligji për Dialogun, ai për Qeverinë, reforma pensionale, si dhe shkarkimi i ministrit Nenad Rikallo.

Lidhur me kërkesën për reforma pensionale PSD-ja është pajtuar me Qeverinë që të krijohet një komision i ri i udhëhequr nga PSD-ja për ta bërë këtë reformë.

Ndërkohë që pa u votuar buxheti i këtij viti nga sot nuk mund të bëhet asnjë pagesë, përveç borxhit publik, transmeton Klan Kosova.

Kjo ishte edhe arsyeja që pagat e sektorit publik dolën të enjten më 31 janar.

Pos kuletës së shtetit në seancën e sotme do të hidhet në votim edhe projektligji për pagat në sektorin publik si dhe ai i për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e delegacionit të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Ky është rendi i ditës i seancës së sotme:

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura,
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zyrtarët publik,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,
  6. Propozimi për formimin e Komisionit Ad Hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,
  8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019, të përcaktuar me Ligjin nr.06/L-20 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018,
  9. Shqyrtimi i Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A.

Continue Reading