Connect with us

EKONOMI

Superpuna: Ekzekutohen pagesat për afro 2 mijë punëtorë

Published

on

Punëtorët të cilët janë punësuar përmes platformës qeveritare “Superpuna” tashmë i kanë në dispozicion mjetet financiare.

“’Superpuna’ njofton që është bërë ekzekutimi i pagesës për afro 2000 punëtorët e angazhuar gjatë muajve shkurt dhe mars”, ka njoftuar kjo platformë.

Kjo platformë është themeluar nga qeveria ku përmes saj në gjashtë muajt e parë do të subvencionohen bizneset që punësojnë punëtorë të ri.