Sllagjana Gjokiq nga Çaglavica, punonjëse e vjetër e Qendrës Spitalore Klinike në Graçanicë, sot ka marrë një vendim për supspendim nga puna. Gjokiq thotë se këtë vendim e mori drejtori i këtij institucioni, Bratislav Laziq, për shkak të angazhimit politik të bijës së saj.

Sllagjana Gjokiq, punonjëse e Qendrës Spitalore Klinike në Graçanicë, vërteton se ajo ishte thirrur disa ditë më parë nga drejtori i institucionit, Bratislav Lazić, i cili është anëtar i Listës Serbe, për të folur për kandidaturën e vajzës së saj Sandra për deputete të Partisë së Pavarur Liberale. Siç tha para gazetarëve, në prani të Bordit të QKUK-së, Laziq i kërkoi asaj që të ndikojë në vajzën e saj që të tërhiqet nga SLS-i, gjë të cilën ajo nuk e pranoi.

“Nga 4 shtatori, kur u mor vendimi, në orën 10 të mëngjesit pata një bisedë me drejtorin Bratislav Laziq, i cili më ftoi urgjentisht për bisedë. Biseduam nga ora 10 e mëngjesit deri në ora 12 e mesditës, por nuk arritëm asnjë marrëveshje. Ai më kërkoi të ndikoja te vajza ime Sandra Gjokiq, e cila është 30 vjeç, të tërhiqet nga lista e SLS-it, që të mos jetë kandidate për deputete, të tërhiqet nga SLS-i, dhe pastaj “do të flisnim krejt ndryshe”. Në çdo rast tjetër, unë do t’I bartja pasojat dhe do të merrja vendimin e largimit nga puna”.

Gjokiq thotë se në vendimin e pezullimit thuhet ” një gënjeshtër e madhe për punën e saj” në këtë institucion shëndetësor.

“Për mua në vendimin e largimit nga puna më thuhet se e kam keqpërdorur pozicionin e teknikut kryesor, se kam keqpërdorur mjetet të cilat I kam në dispozicion, që kam dërguar pacientë në laboratorë privatë për të bërë analizat që unë I bëja aty. Nuk dua që diçka e tillë të shkruhet në biografinë time. Unë jam prind dhe do të duroj gjithçka, por jo këtë njollosje. E vetmja arsye për shkarkimin tim është përfshirja e vajzës sime në listen zgjedhore  të SLS-it, ”thekson Slagjana dhe njofton se do të paraqesë një ankesë.

Në mesin e anëtarëve të mbledhur të SLS-it ishte vajza e Slagjana Gjokiqit, Sandra, e cila lexoi për shtyp një letër të hapur drejtuar të gjithë përfaqësuesve në pozitat udhëheqëse në shëndetësinë dhe arsimin serb.

“Ne ju ftojmë të vazhdoni të bëni punën tuaj parësore, siç keni bërë deri më tani, e ajo  është t’I trajtoni njerëzit dhe edukoni fëmijët. Ne besojmë se kjo duhet të jetë përgjegjësia juaj, e jo veprime të cilat nuk kanë asnjë lidhje me profesionin tuaj, për të cilin jeni shkolluar me vite. Puna juaj nuk është të krijoni mosmarrëveshje mes njerëzve dhe shkatërroni familje të tëra “, tha mes tjerash Sandra Gjokic.

Presidenti i Partisë së Pavarur Liberale Sllobodan Petroviq theksoi se ky lloj veprimi  që e ka bërë Laziq është një formë tjetër e presionit nga përfaqësuesit e serbëve që vijnë nga Lista Serbe për zgjedhjet e ardhshme.

“Individët, thjesht duke ndjekur interesin e tyre personal dhe duke mbrojtur interesat e një grupi interesi, janë të gatshëm të shkojnë deri aty sa të lënë jo vetëm një familje serbe pa bukë, por edhe tći dëbojnë tërësisht nga ky vend. Sot , Bratisllav Laziq, nëse mund ta quajmë mjek,  dëboi nga Kosova një familje pesëanëtarëshe. Ne duam t’ua përcjellim këtë porosi gjithë qytetarëve dhe atyre që punojnë në këtë institucion “, tha Petroviq.

Milena Zdravkoviq, anëtare e Partisë Liberale Serbe, i kujtoi Dr. Laziqit, si dhe mjekëve të tjerë Betimin e Hipokratit , të cilin pastaj të gjithë anëtarët e kësaj partie  e vendosën në hyrje të Qendrës Spitalore Klinike në Graçanicë para se të largoheshin nga aty.