Connect with us

KOSOVË

Suspendohet asistenti i mjekësisë në UP, ngacmoi studenten

Published

on

Asistenti i angazhuar i Fakultetit të Mjekësisë, Kujtim Kastrati, i cili ishte denoncuar edhe në Inspektoratin e Ministrisë së Arsimit është suspenduar nga puna pasi ka ngacmuar një studente. I njëjti i kishte shkruar një studenteje dhe ia kishte uruar një festë. Dëshmitë për këtë studentja i kishte deponuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe në Inspektorat.

“Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë ka marrë vendim për të suspenduar asistentin e angazhuar Kujtim Kastratin”, thuhet në përgjigjen e Fakultetit të Mjekësisë për  Express.

Ngacmimi i studentes kishte ndodhur në fund të vitit të kaluar derisa rasti ishte denoncuar te dekanja e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu.

Dekanja nuk ka dashur të komentojë rastin duke kthyer përgjigje se është e zënë.

Ndërkohë, Asistenti i angazhuar, Kujtim Kastrati, ka dhënë deklaratë në Dekanat. Është arsyetuar se gjithçka ka qenë një keqkuptim derisa studentes i ka shkuar vetëm për t’ia uruar festën e Vitit të Ri në orën 22.

Continue Reading