Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se janë shkarkuar gjashtë zyrtarë që dyshohet se e shfrytëzonin parkingun e ministrisë për “rent a car”.
Xhelal Sveçla, përmes një postimi në facebook ka thënë se zyrtari i MPB-së, Riza Alshiqi, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë sot janë pezulluar nga detyra.
“Referuar rastit të keqpërdorimit të detyrës nga zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme Riza Alshiqi, për përfitimet e biznesit të tij ‘Rent a car’ në dëm të aseteve shtetërore, përveç inicimit të rastit për hetime në Policinë e Kosovës, i njëjti bashkë me 5 zyrtarë të të njëjtit departament sot janë pezulluar nga detyra”./Teleskopi/