Të dielën, në orën 16, mbahet ceremonia e varrimit të gazetares Ardita Sylejmani-Bllaca.
Ajo vdiq të enjten pasi kishte komplikime shëndetësore gjatë lindjes. Nesër në ora 11:00 do të mbahet edhe mbledhje komemorative në RTK.
Ardita Sylejmani-Bllaca ka punuar prej dhjetë vitesh në Televizionin Publik. Ajo kishte përfunduar studimet themelore në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës ku ishte duke i vazhduar edhe studimet në nivelin master.
Ardita ka raportuar në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, ndërsa ka realizuar qindra intervista me personalitete vendore e ndërkombëtare.
Pas vetes ka lënë bashkëshortin dhe tre fëmijë.