Qendra më e madhe e votimit “Hamdi Berisha” në Malishevë është hapur me kohë sot, njofton Klan Kosova.
Gazetari Florend Bajrami ka bërë të ditur në një lidhje direkte për klankosova.tv se të gjitha 35 qendrat e votimit në këtë komunë janë hapur me kohë dhe deri tani nuk është raportuar ndonjë problem.