Connect with us

LAJME

Të hënën do të flitet për liberalizimin e vizave

Published

on

Presidenti i Kosovës Hashim Thaqi këtë të hënë do të takohet me komisionerin Johannes Hahn ku do të bisedohet për procesin e integrimit ne BE dhe liberalizimin e vizave ku është bërë e ditur në agjendën zyrtare te presidentit, brenda apo jashtë vendit ku kjo gjë bëhet gjithmonë publike me kohë.

“Në takim me komisionerin Hahn, presidenti do të diskutojë për procesin e integrimit në BE dhe për liberalizimin e vizave. Presidenti nuk merret me çështjen e taksës. Kjo është çështje e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, i ka thënë RTK-së Zyra për Informim e Presidencës.

Continue Reading