Connect with us

LAJME

Tentohet bartja e drogës me dërgesë postare, zbulohet nga Dogana e Kosovës

Published

on

Dogana e Kosovës nëpërmjet një komunikate të lëshuar për media ka njoftuar se ka zbuluar substanca narkotike në një dërgesë postare.

Dërgesa vinte nga një shtet i huaj, teksa zyrtarët doganorë kanë gjetur elemente të mjaftueshme për ta verifikuar dërgesën.

“Gjatë kontrolleve në Zyrën për Zhdoganimit Postar (Postën Doganore) zyrtarët doganor kanë dyshuar në përmbajtjen e dërgesës, duke aluduar në peshën e pakos, përshkrimi se çfarë kishte në pako, e që përbënin indikatorë të mjaftueshëm që kjo pako të ekzaminohej në detaje”, ka njoftuar dogana.

Sasia e stubtancës ka qenë 115 gramë marihuanë, e cila i është dorëzuar Policisë së Kosovës.

“Pas hapjes së pakos janë gjetur qese të vogla me përshkrime tjera por brenda gjendej substanca e dyshuar për marihuanë. Konform procedurave për mallra te ndaluara, është njoftuar Policia e Kosovës — Njësiti Anti Drogë, që kanë konstatuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike e llojit marihuanë”, thuhet tutje në komunikatë.

Continue Reading