Connect with us

LAJME

Tërmet i fuqishëm në Shqipëri, dridhjet e tokës u ndjen edhe në Kosovë

Published

on

ëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë në Tiranë, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 me epiqendër në Detin Adriatik.

Tërmeti ka rënë në një thellësi 10 kilometra nën tokë.

Paraprakisht nuk ka të dhëna për persona të lënduar, por dyshohet se ka dëme materiale, njofton Tv Klan përcjellë Klan Kosova.

Mësohet se në disa banesa në Tiranë janë shënuar dëme materiale, ku janë thyer orendi shtëpiake dhe janë plasaritur mure.

Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Durrës, si dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë.
Dridhjet e tokës u ndjen edhe në Kosovë.

Sipas Shemsi Mustafës, nga Instituti Seizmik i Kosovës, lëkundjet e tokës përfshijnë një perimetër prej 200 kilometrash vijë ajrore.

” Tërmet në Kosovë nuk ka pasur. Mirëpo ka pasur në Shqipëri. Ka qenë goxha i fuqishëm dhe lëkundjet janë ndjerë deri në 200 kilometra vijë ajrore. Do të thotë të prekura janë viset më afër Shqipërisë”, tha Mustafa në një prononcim për Klan Kosova.

Continue Reading