Connect with us

KOSOVË

Thaçi e Juncker i drejtohen opinionit

Published

on

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe presidenti i Komisionit Evropian Jean- Claude Juncker i janë drejtuar opinionit nëpërmjet një konference për medie.

I pari i Kosovës Hashim Thaçi, tha se Kosova ka bërë progres të madh në rruhën e saj. Ai përmendi edhe dialogjn në mes të Prishtinës e Beogradit, duke u zotuar se është e përkushtuar për dialog edhe në të ardhmen.

Thaçi tha se u diskutua edhe për liberalizimin e vizave.

Ai tha se demarkacioni do të kalojë dhe se BE do të bëj punën e vet për t’i dhënë fund izolimit të Kosovës.

“Do të marrim të gjitha masat që na takojnë, në menyrë që lëvizja e lirë të mos keqpërdoret”.

E në anën tjetër, presidenti i komisionit evropian Jean-Claude Juncker tha se është esenciale që kuvendi të votojë së shpejti demarkacionin.

“Ky është një hap i pashmangshëm për liberalizimin e vizave”, tha Juncker.