Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili si Kryeministër i Kosovës e kishte nisur ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, në ceremoninë e përurimit të autostradës tha se sot është një ditë e madhe.
“Sot është një ditë e veçantë për Kosovën dhe rajonin. Sot po përurohet një nga projektet me madhore të shtetit të Kosovës, urën më të gjatë në rajonin tonë. Është një investim i fuqishëm , por që i ka vlejtur . Një Kosovë e pavarur duhet të zhvillohet, nëse dje kemi ëndërruar, sot e kemi realitet”, tha Thaçi. rtk