Connect with us

KOSOVË

Thaçi thotë se nuk ka ditur gjë për gylenistët

Published

on

Presidenti Hashim Thaçi, i cili sikurse liderët e tjerë kishte deklaruar, se nuk ka ditur asgjë për ndalimin, revokimin e lejeve të qëndrimit dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova.

“Jam i zhgënjyer me veprimin që ka ndodhur sa i përket rastit të shtetasve turq, megjithatë unë jam i informuar dhe jam duke marrë akoma informacione, lidhur me rrethanat e deportimit të gjashtë turqve nga Kosova”.

“Deri tani kam pranuar një raport të hollësishëm nga AKI-ja, ku në mënyrë të detajuar sqarohen arsyet dhe procedurat e këtij rasti”.

“Sipas këtij raporti arsyeja e vetme për këtë, ka të bëj me veprimet e tyre të paligjshme në Kosovë, të cilët sipas AKI kanë rrezikuar sigurinë e kombëtare të Kosovës”.

“Detajet duhet të sqarohen nga AKI dhe MPB dhe në rast se ka pasur shkelje, atëherë përgjegjësit duhet të japin llogari”.

“Unë jam në dijeni se organet janë duke e hetuar këtë rast dhe ne duhet të presim përfundimin e tyre – hetime po kryen edhe nga Avokati i Popullit”.

“Derisa të gjitha këto hetime nuk përfundojnë ne duhet të kemi kujdes se si sillemi me institucionet tona që merren me këtë çështje”.

Kështu ka thënë Thaçi në një konferencë për media, duke shtuar se “situata e sigurisë në Kosovë është shume e qetë dhe stabile edhe pse jemi në prag të Festës së Pashkëve”.

“Ne duhet të kujdesemi që siguria jonë nacionale të jetë prioritet mbi prioritetet”.

Thaçi ka thënë se ky rast është i izoluar dhe se askush nuk mund ta akuzojë Kosovë për mosrespektimin e Konventës për të Drejtat e Njeriut.

Continue Reading