Connect with us

LAJME

Thaçi vjen në Kosovë

Published

on

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjendet në Kosovë.

Ardhjes së tij është për ta vizituar nënën e tij, e cila ditë më parë kishte edhe probleme shëndetësore, ka njoftuar KlanKosova.

Thaçi nën masa të ashpra të sigurisë ka shkuar në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt, pasi nënës së tij i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ai aty gjendet nga ora 12:30.

Bëhet e ditur se Thaçit i është lejuar t’i takojë vetëm prindërit e tij dhe askënd tjetër prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Nëna e ish-presidentit  Hashim Thaçi, ishte liruar ditë më parë nga QKUK-ja, ku ishte trajtuar pesë ditë radhazi.

Ajo, tani është duke u trajtuar nga mjekët në kushte shtëpiake.

Hashim Thaçi pritet që gjatë ditës të kthehet në Hagë.

Continue Reading