Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vlerësuar Ismail Qemalin si burrështetas, që vuri themelet e shtetit shqiptar.
Këto komente Thaçi i bëri në një postim në rrjetin social facebook, me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së Qemalit.
“Para një shekulli pushoi së rrahuri zemra e diplomatit të shquar Ismail Qemali, themeluesit të shtetit shqiptar. Pas aktit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali u dëshmua si burrështetas vizionar, duke vënë themelet e shtetit mbi vlera perëndimore. Ismail Qemali hyn në radhën e burrështetasve më të mëdhenj të kombit shqiptar”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Ismail Qemalin e përkujtoi sot edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ndryshe, Ismail Qemaili ishte kryeministri i parë shqiptar, i cili njëerhësh shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 1912.