Connect with us

KOSOVË

Thaçi: Idriz Ajetin do ta kujton gjithëmon si intelektualëve më të dalluar

Published

on

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi vdekjen e akademik Idriz Ajetit e ka quajtur humbje të madhe për shoqërinë.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook tha se akademik Ajeti ka dhënë kontribut të madh në jetën shkencore e kulturore.

“Vdekja e akademikut Idriz Ajeti është një humbje e madhe për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe tërë shoqërinë tonë. Profesorin Idriz Ajeti do ta kujtojmë gjithmonë si një prej intelektualëve më të dalluar, që punoi shumë për albanologjinë. Ai dha kontribut të madh në jetën shkencore e kulturore në vendin tonë. Ngushëllimet më të thella për familjen Ajeti, ASHAK-un dhe gjithë kolegët e miqtë e akademikut Idriz Ajeti!”, shkruan Thaçi.

Continue Reading